Sporti

Napoli kundër Barcelonës, Deco: Do të ndeshen dy skuadrat e Maradona

12/18/2023 15:37
nga:Lorik J

Shorti i Champions League vuri në përballje Napolin me Barcelonën, një sfidë tepër interesante dhe që do të premtojë spektakël.

Pas përfundimit të shortit, Deco, një nga drejtuesit e klubit katalanas, ka shprehur mendimin e tij për këtë përballje.

“Historia e numrit 10 në këto dy ekipe është mbresëlënëse, një sfidë që do të ketë një shije të veçantë.

Që nga viti i kaluar, Napoli është rikthyer në nivelet e tij dhe aty ku e meritonte të ishte për disa kohë. Ka lojtarë të rëndësishëm dhe janë mësuar të luajnë ndeshje të këtij niveli. Do të jetë një përballje e vështirë.

Do të jenë ndeshje në të cilat të dyja skuadrat do të duan të luajnë futboll, me lojtarë kreativë. Kemi momente në të cilat luajmë shumë mirë, por kemi pasur disa probleme me dëmtimet, ndaj Napolit do të jetë e rëndësishme të rikuperojmë të gjithë lojtarët tanë”, u shpreh drejtori sportiv i Barçës, Deco