Napoli ka njoftuar se mesfushori gjerman Diego Demme ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
29-vjeçari është kthyer së fundmi nga lëndimi, por është infektuar me COVID-19. Lojtari është vaksinuar, por ka rezultuar pozitiv në testet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Napoli kanë kontaktuar autoritetet shëndetësore dhe kanë ndjekur protokollin në vend, ndërsa lojtari është në izolim në shtëpi.
“Diego Demme, i vaksinuar rregullisht, rezultoi pozitiv për COVID-19 në kontrollin e tij të fundit rutinë këtë mëngjes”, shkroi klubi në një deklaratë.
“Futbollisti është asimptomatik dhe në izolim në shtëpi. Skuadra e Napolit do të ndjekë indikacionet e parashikuara nga protokollet shëndetësore”.
Diego Demme, regolarmente vaccinato, è risultato positivo al COVID 19 all’ultimo controllo di routine effettuato questa mattina. Il calciatore è asintomatico e in isolamento a casa. Il gruppo squadra seguirà le indicazioni previste dai protocolli sanitari pic.twitter.com/yGYY1Kep4r
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 12, 2021
/GazetaBlic Sport/


