Sporti

Napoli konfirmon një rast pozitiv me koronavirus

08/05/2021 14:58
nga:E K

Skuadra e Napolit ka njoftuar për një rast pozitiv në skuadrën e parë.

Mbrojtësi i Napolit, Filippo Costa është testuar pozitiv me COVID-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Costa nuk kishte pasur simptoma të virusit por rezultoi pozitiv gjatë testimit të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Napolit në Twitter.

Futbollisti do t’u nënshtrohet procedurave zyrtare dhe do të vetizolohet për 14 ditë.

/GazetaBlic Sport/