Napoli po kërkon një qendërsulmues të ri për të zëvendësuar të dëmtuarin Romelu Lukaku, dhe Partenopeit i është ofruar mundësia për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Rasmus Hojlund, raporton Football Italia.
Napoli do të jetë pa Romelu Lukaku për disa muaj pasi konfirmoi dëmtimin që ai pësoi gjatë ndeshjes miqësore me Olympiacosin javën e kaluar.
Lojtari i kombëtares daneze ka qenë subjekt i interesit të Milanit për disa javë, pasi Massimiliano Allegri dhe skuadra e tij kërkojnë një sulmues të ri për të konkurruar me Santiago Gimenez.
Rossonerët po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë e nënshkrimit të Dusan Vlahovic nga Juventusi.
/GazetaBlic Sport/


