Sporti

Napoli kërkon 140 milionë euro për Osimhen

01/16/2023 15:43
nga:Lorik J

Performanca e jashtëzakonshme e Victor Osimhen me Napolin ka ndezur sirenat angleze.

Arsenali, Manchester United dhe Newcastle kanë dërguar agjentë në Itali për të ndjekur nga afër sulmuesin e Napolit.

Për drejtuesit e klubit italian nuk është i pashitshëm, por vlera që ata i kanë vendosur është tepër e lartë dhe kështu teorikisht e bën atë të paprekshëm.

Sipas raportimeve të “The Morning”, Napoli e vlerëson 24-vjeçarin nga Nigeria me shifrën 140 milionë euro.