Napoli ka arritur një marrëveshje me anësorin zviceran të Bolognas, Dan Ndoye, për kushtet e tij personale, por mbetet për t’u parë nëse ata arrijnë marrëveshje me klubin.
Sipas Gianluca Di Marzio, Bologna kërkon 40 milionë euro për lojtarin.
Vetë lojtari donte të largohej dhe ia bëri të ditur qëllimin e tij drejtuesve, por kampioni italian padyshim që do ta ketë të vështirë të përmbushë vlerësimin e Bolognas.
Napolitanët po ofrojnë 30 milionë euro plus bonuse, që është ende shumë më poshtë tarifës fikse të transferimit prej 40 milionë eurosh që klubi dëshiron.
/GazetaBlic Sport


