Sot zhvillohet derbi i madh në mes Napolit dhe Juventus në Serie A.
Skuadra e Amir Rrahmanit ka arritur dy fitore në dy ndeshjet e para, kurse Juventus nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra e Allegrit barazoi në ndeshjen e parë ndaj Udineses, kurse u mposht nga Empoli në ndeshjen e dytë.
Reprezentuesi kosovar, Amir Rrahmani nuk pritet të jetë titullar në këtë takim. Mediat italiane i kanë zbuluar formacionet e mundshme të këtij takimi, atje ku emri i kapitenit të Kosovës nuk është brenda listës startuese së skuadrës së Napolit.
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Anguissa; Politano, Elmas, Insigne; Osimhen
Juventus: Szczesny; De Ligt, Bonucci, Chiellini; De Sciglio, McKennie, Locatelli, Rabiot, Pellegrini; Morata, Kulusevski
/GazetaBlic Sport/


