Te Napoli janë ditë intensive si në fushë, ashtu edhe në merkato.
Antonio Conte po përgatit sfidën e rëndësishme ndaj Interit, ndërsa drejtori sportiv Manna po punon për përforcimet e kërkuara.
Klubi duhet të operojë me bilanc zero, duke shitur përpara se të blejë. Vëmendje e veçantë po i kushtohet repartit ofensiv.
Me Lukakun jashtë dhe Lucca nën pritshmëri, Hojlund i vetëm nuk mjafton. Në këtë situatë, Lucca shihet si kandidati kryesor për t’u larguar, me interes nga Benfica dhe Nottingham Forest.
Nga ana e afrimeve po vlerësohen Dovbyk, Ferguson dhe së fundmi Raheem Sterling. Situata mbetet në zhvillim dhe priten lëvizje në ditët në vijim.


