Euro2024

Napoli i ofron rinovimin, Kvara shtyn përgjigjen për muajin e ardhshëm

06/29/2024 18:20
nga:E K

Napoli ka vënë në punë planin për të kënaqur një nga kërkesat e Antonio Contes, qëndrimin e Khvicha Kvaratskhelia. Udhëtimi në Gjermani i Aurelio de Laurentiis dhe njeriun e kontratave, Chiavelli i ka pëlqyer lojtarit dhe stafit të tij, që ndiheshin të nënvlerësuar nga klubi duke qenë se pas sezonit të parë që kulmoi me titullin kishin kërkuar një rritje të pagës që është ende e fiksuar në 1.8 milionë euro në vit, që nga 2022 kur u ble nga Dinamo Batumi.

Por lëvizja e Napolit nuk ka dhënë frytet e shpresuara duke qenë se gjeorgjiani ka refuzuar propozimin e rinovimit që parashikon një zgjatje të kontratës nga 2027 në 2029 me një pagë prej 5 milionë eurosh në vit përfshirë dhe bonuset, e cila do të vinte në rritje, duke prekur në vitin e fundit shifrën e 7 milionë eurove.

Një refuzim i sjellshëm, por i vendosur, shkruan Corriere Dello Sport, për dy motive. Mbi të gjitha dëshira për të qëndruar i përqendruar te Europiani, duke qenë se Gjeorgjia ëndërron mrekullinë ndaj Spanjës për të arritur në çerekfinale.

Pastaj është dhe presingu i fortë i Paris Saint-Germain që ka përsëritur ofertën prej mbi 100 milionë eurosh ndaj Napolit dhe vazhdon ta joshë lojtarin me një pagë që i kalon 10 milionët.

Situata qëndron në stanjacion pasi De Laurentiis që nuk e ka fshehur bezdinë për taktikën e PSG, ka konfirmuar me kërkesë të Contes se Kvara mbetet pikë kyçe e projektit dhe nuk do të shitet, rinovon apo jo. Një tjetër situatë merkatoje që do të zhbllokohet vetëm pas përfundimit të Euro 2024.