Jo vetëm që Napoli është gjithnjë e më i sigurt se Antonio Conte do të mbetet në krye të ekipit, por sipas gazetarit Fabrizio Romano, “Napoletanët” i kanë ofruar trajnerit edhe një kontratë të re.
Kontrata e re do të ketë një pagë më të lartë dhe skuadra e Napolit sigurisht që po bën gjithçka që është e mundur për të bindur Conten të qëndrojë në krye, transmeton GazetaBlic Sport.
Conte mori drejtimin e ekipit verën e kaluar dhe i udhëhoqi ata drejt titullit të Serie A. Trajneri italian ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027.
Conte dhe Aurelio De Laurentiis u takuan të martën në Romë, dhe pas takimit trajneri mori disa ditë për të menduar për të ardhmen e tij. Juventusi mbetet ndër admiruesit e Contes në Serie A
/GazetaBlic Sport/


