Sporti

Napoli i ndalon tifozët e Eintracht Frankfurt të marrin pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shkak trazirat e së kaluarës

09/23/2025 15:50
nga:Lorik J

Autoritetet e Napolit kanë ndaluar shitjen e biletave për tifozët e Eintracht Frankfurt për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve midis dy ekipeve më 4 nëntor.

Ndalimi do t’i pengojë banorët e Frankfurtit të blejnë bileta në çdo seksion të stadiumit.

Masa vjen mes një historie përleshjesh midis tifozëve të klubeve. Në vitin 2023, Napoli dhe Frankfurti u përballën në një ndeshje eliminatore të Ligës së Kampionëve. Ndërsa Napoli fitoi 5-0 në total, ndeshja e kthimit në Napoli u njollos nga dhuna.

Para ndeshjes, shpërthyen përleshje në qytet, duke rezultuar në arrestimin e pesë tifozëve të Napolit dhe tre tifozëve të Frankfurtit. Dy oficerë policie u plagosën, makinave iu vu flaka dhe nëntë tifozëve gjermanë u lënduan.

/GazetaBlic Sport