Napoli ka konfirmuar se Alessandro Buongiorno ka pësuar një dëmtim.
Mbrojtësi i Napolit dhe Italisë pritet të mungojë për pjesën tjetër të sezonit pasi pësoi një dëmtim kundër ish-klubit të tij, Torinos, të dielën.
Mbrojtësi iu nënshtrua testeve mjekësore sot, pas të cilave Napoli zbuloi se 25-vjeçari ka pësuar një dëmtim në muskulin e djathtë. Napoli shtoi se Bongiorno tashmë ka filluar rehabilitimin.
Sipas Gianluca Di Marzio, kjo do të thotë se sezoni i Bongiorno-s ka përfunduar.
/GazetaBlic Sport


