Sporti

Napoli fiton ndaj Cagliarit, rimerr kreun e tabelës

09/26/2021 22:38
nga:E K

Napoli ka fituar ndaj Cagliarit me rezultat solid 2-0.

Skuadra e Sarrit arriti fitoren falë golave të shënuar nga Osimhen dhe Insigne, shkruan GazetaBlic Sport.

Osimhen hapi llogarinë e golave në minutën e 11’të të takimit pas asistimit të Zielinskit.

Për të dyfishuar avantazhin u përkujdes Insigne.

Insigne realizoi gol nga pika e bardhë në minutën e 57’të të takimit.

Pas fitores së sotme Napoli rimerr kreun e tabelës së Serie A me 18 pikë dy më shumë se Milan që zbret në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport/