Sporti

“Napoli e meritonte gjysmë-finalen”, Guardiola: Episodet e vogla janë ato që vendosin fatet në Champions

04/21/2023 11:58
nga:E K

Padyshim Napoli zhvilloi një sezon fantastik, teksa shumë tifozë shpresonin në një trifum të “bluve” në Champions League këtë vit. Të shumtë ishin dhe trajnerët që vlerësuar performancat e “napoletanëve”, ku ndër ta ishte dhe tekniku Pep Guardiola, i cili dhe më herët e kishte vlerësuar ecurinë e italianëve, paçka se në gjysmë-finale kaluan Inter e Milan.

Në një konferencë për shtyp të zhvilluar ditën e sotme, pas sigurimit të gjysmë-finales së Champions League, pas triumfit ndaj “bavarezët”, Guardiola u ndal në një moment edhe te rezultati i përballjes mes Napoli e Milan në Champions, ndeshje që solli eleminimin e “bluve” nga kompeticioni.

“Kur luan këtë kompeticion siç ka bërë Napoli, për mënyrën se si ka luajtur gjatë gjithë sezonit, në mënyrë me të vërtetë të shkëlqyer, dhe je aq shumë përpara në kampionat ndaj Milanit, njerëzit besojnë se në Champions është e njëjta gjë. Të luash kundër Milanit që ka kaq shumë histori, është njëlloj si të luash kundër Bayern Munich, nuk e di se sa trofe kanë fituar. Ata kanë pasur Sacchi, Capello, Maldini e Costacurta. Kjo është historia që bën pjesë në këtë kompeticion, për këtë arsye këto skuadra janë kaq të forta”,- tha Guardiola në fjalën e tij.

Më tej, Guardiola u ndal edhe te një episod disi i dyshimtë, me abirtin Marciniak, i cili nuk akordoi një penallti të pastër për “napoletanët” në ndeshjen e dytë të çerek-finales, penallti që ndoshta mund të kishte ndryshuar jo pak fatet e gjysmë-finaleve.

“Dje ishte e njëjta histori, 1-0 në Milano, 1-1 atje me një penallti që mund të jepej, janë diferenca kaq të vogla të cilat më pas bëjnë diferencën e madhe. Atëherë duhet të thuhet se Napoli është një skuadër e keqe pasi është jashtë Champions League? Jo, pasi i kam parë dje dhe më mahnitën për mënyrën se si luajtën. Jam i sigurt se vitin tjetër Napoli do të jetë përsëri në Champions, pasi do të fitojë kampionatin dhe do të provojë përsëri të ecë në këtë turne”,- u shpreh tekniku i Manchester City, teksa tashëm duket se ka bërë shumë “armiq” nga kampi “kuqezi”.