Sporti

Napoli dhe Milani në ‘luftë’ për Højlund: Danezi shumë afër kësaj skuadre

08/25/2025 20:40
nga:G B

Milan ka tentuar sërish për sulmuesin danez Rasmus Højlund, por gjithçka tregon se e ardhmja e tij do të jetë në Napoli.

Sipas raportimeve nga “Gazzetta”, kuqezinjtë kanë rifilluar kontaktet me menaxherët e lojtarit, duke bërë një telefonatë të drejtpërdrejtë nga “Casa Milan” për të kuptuar nëse pozicioni i sulmuesit kishte ndryshuar.

Kërkesa e qartë e Højlund ka qenë gjithmonë një: nëse huazohet, atëherë vetëm me një obligim blerjeje të kushtëzuar, gjë që e bënte operacionin më të ndërlikuar për drejtuesit rossonerë.

Ndërkohë, Napoli ka marrë një epërsi të dukshme në këtë garë. Drejtori sportiv Giovanni Manna dhe përfaqësuesit e lojtarit kanë intensifikuar bisedimet, duke diskutuar rreth çmimit që sillet mes 40 dhe 45 milionë eurove dhe formës së pagesës.

Pasi opsioni Højlund po i shpëton nga duart, Milan ka zgjedhur të përqendrohet tek alternativa e Sportingut, Conrad Harder, i cili shihet si përforcimi i duhur për repartin ofensiv.

Megjithatë, tentativa e fundit tregon se Milan nuk e ka hequr dorë lehtë nga ëndrra për të rikthyer Højlund në Serie A, edhe pse gjithçka tregon se bomber-i i Manchester United-it është një hap larg veshjes së fanellës së kaltër të Napolit.