Milan dhe Napoli janë dy skuadrat më të mira në Serie A këtë edicion.
Si skuadra e Piolit, ashtu edhe skuadra e Spallettit kanë nga 8 fitore dhe 1 barazim këtë stinor, me Napolin që kryeson kampionatin falë golaverazhit, shkruan GazetaBlic Sport.
Por, si qëndron kalendari i skuadrave?
Përballja direkte mes Milanit dhe Napolit do të zhvillohet në xhiron e 18’të të Serie A. Deri atëherë, kalendari duket pak më i mirë për Milanin që ka dy derbi, me Romën dhe derbi i qytetit me Interin, ndërsa Napoli duhet të përballet me Interin, Lazion dhe Atalantën. Spalletti poashtu do përballet me Bologna, Sassuolo, Verona dhe Empoli, kurse Pioli ballafaqohet me Torinon, Fiorentina, Sassuolo dhe Empolin.
Kalendari në Evropë.
Deri më sot, aventura evropiane nuk është emocionuese. Kuqezinjtë janë në rrezik të lartë të eliminimit pas serisë prej tre humbjesh. Për të kaluar në fazën e eliminimit direkt, Milanit i duhen 9 pikë (dhe mund të mos mjaftojnë). Më realiste është hipoteza e një angazhimi në vendin e 3-të që do të nënkuptonte kalimin në Europa League.
Napoli i Spallettit është në një grup të ekuilibruar dhe pret udhëtimet në Varshavë dhe Moskë, përpara se të presë Leicesterin. Renditja e padeshifrueshme.
Scudetto është brenda mundësive të Napolit dhe Milanit, tani skuadrat priten të tregojnë cilësitë në fushë.
/GazetaBlic Sport


