Sporti

Napoli dhe Fiorentina do të bojkotojnë Superkupën e Italisë?

10/10/2023 14:19
nga:L J

Dy nga katër skuadrat që do të marrin pjesë në edicionin e parë të formatit të ri të Superkupës së Italisë, po shqyrtojnë nëse do të bojkotojnë mini-turneun, sipas mediave italiane. Bëhet fjalë për kampionen e Serisë A, Napoli dhe finalisten e Kupës së Italisë, Fiorentina .

Siç dihet, skuadrat që kanë të drejtë të sfidojnë për Superkupën janë Napoli, Fiorentina, fituesi i Kupës, Inter dhe Lazio. Ndeshjet do të zhvillohen në Arabinë Saudite midis 21 dhe 25 janarit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është kundër datave të reja dhe atij gjithashtu nuk i pëlqen ideja për t’u luajtur në Arabi. Nga Fiorentina kanë mbështetur shqetësimet e “Partenopeit” dhe janë gjithashtu gati të tërhiqen nga pjesëmarrja e tyre.

Seria A ka reaguar duke kontaktuar Milanin dhe Atalantën, me dy skuadrat që zëvendësojnë Napolin dhe Fiorentinën nëse realisht refuzojnë të luajnë për Superkupën.

/GazetaBlic Sport