Sporti

Napoli dështon ndaj Union Berlin, Sociedad me fitore të madhe ndaj Benfica

11/08/2023 20:47
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Real Sociedad ka siguruar një fitore të madhe ndaj Benfica, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1. Skuadra spanjolle është bindshëm në vendin e parë në Grup me 10 pikë, kurse Benfica mbetet e fundit pa asnjë sosh.

Në ndeshjen tjetër, Napoli ka barazuar me Union Berlin. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1 me 1.

Italianët janë në vendin e dytë me 7 pikë, kurse Union Berlin në vendin e fundit me 1 pikë.

/GazetaBlic Sport/