Sporti

Napoli dëshiron të finalizojë marrëveshjen me Garnacho në 48 orë

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Alejandro Garnacho mbetet objektivi kryesor i Napolit për të zëvendësuar Khvicha Kvaratskhelia dhe me Patrick Dorgu që i bashkohet Manchester United, Napoli shpreson të finalizojë një marrëveshje në 48 orë, raporton La Repubblica.

Napoli shpreson që transferimi i Dorgut në Manchester United do t’i lejojë ata të nënshkruajnë Garnacho nga Djajtë e Kuq.

Edhe pse Sky Sport Italia pretendon se negociatat mes dy klubeve nuk kanë ecur përpara në orët e fundit, Repubblica përsërit se drejtuesit e Serisë A duan të finalizojnë një marrëveshje me Manchester United brenda dy ditëve të ardhshme.

Napoli shpreson të bindë Manchester Unitedin të ulë kërkesat e tyre dhe të mirëpresë argjentinasin përpara fundit të afatit kalimtar më 3 shkurt.

/GazetaBlic Sport