Sporti

Napoli cakton çmimin për shitjen e Kalidou Koulibaly

05/07/2021 13:12
nga:Mergim Rreci

Sipas La Gazzetta dello Sport, Napoli mund të shesë Kalidou Koulibaly për 50 milion € në verë me Liverpool, Barcelona dhe dy klubet e Manchesterit të interesuara për të. 

Kontrata e reprezentuesit senegalez përfundon në qershorin e vitit 2023 dhe Presidenti i kësaj skuadre, Aurelio De Laurentiis mund të pajtohet ta shes atë për 50 milion € në verë, përcjell GazetaBlic.

De Laurentiis zbuloi se ai kishte refuzuar një ofertë prej 100 milion € në 2019, por kjo ishte para pandemisë dhe çmimi i mbrojtësit tani ishte ulur.

Sipas raportit, çmimi i kërkuar është në rrethin prej 60 milion €, por Presidenti i Napolit përfundimisht mund ta shesë 29-vjeçarin për një tarifë më të ulët.

Mbrojtësi është i etur të largohet nga Stadio Maradona me Barcelonën, ​​Liverpool, Manchester United dhe City thuhet se janë të interesuar të mirëpresin shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse Kouliably do të ndryshojë mendje nëse Napoli arrin të kualifikohet në Champions League këtë sezon.

Skuadra e Gennaro Gattuso është e pesta në tabelën e Serie A, vetëm dy pikë prapa Atalanta, Milan dhe Juventus, të cilët janë në nivelin e pikëve në vendin e dytë.

/GazetaBlic/