Sporti

Napoli apo Inter, kampioni i Serie A vendoset të premten

05/19/2025 11:55
nga:Lorik J

Serie A ka njoftuar se ndeshjet e fundit të Napolit dhe Interit për sezonin 2024-25 do të zhvillohen të premten në mbrëmje: Dy ndeshje që do të përcaktojnë përfundimisht titullin e ligës. 

Vetëm një pikë ndan Napolin dhe Interin në krye të renditjes së Serie A, me një ndeshje të mbetur për t’u luajtur, pas barazimit 0-0 midis Napoli dhe Parmës dhe barazimit 2-2 midis Nerazzurrëve dhe Lazios të dielën në mbrëmje.

Como – Inter dhe Napoli – Cagliari do luhen të premten nga ora 20:45, teksa të gjitha ndeshjet tjera do luhen të dielën në Itali.

/GazetaBlic Sport