Nani komentoi thashethemet që flasin për një largim të Cristiano Ronaldos nga Manchester United.
Në një intervistë për Mirror, lojtari aktual i Melbourne Victory tha se shpreson që sulmuesi të qëndrojë në Old Trafford.
“Shpresoj që ai të qëndrojë në Manchester United. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe bën diferencën. Shpresoj që ai të jetë mirë për të ndihmuar klubin.”
I pyetur nëse ka folur me Cristiano Ronaldon, Nani tha: “Jo, kur është me pushime, nuk i përgjigjet celularit të askujt. U përpoqa të flisja me të, por ai më tha se ishte i zënë dhe do të flisnim së shpejti.”
/GazetaBlic Sport


