Luis Nani ka del në mbrojtje bashkëlojtarit të tij te kombëtarja portugeze, Cristiano Ronaldos.
Që nga koha kur u hap merkato shumë media të mëdha botërore raportuan se Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United.
E lidhur me këto spekulime ka folur edhe bashkëkombësi i tij, Luis Nani.
Duke thënë se ylli portugez nuk ka kohë që të pres skuadrën e Manchesterit deri të marrin vetën, duke arsyetuar kështu dëshirën e tij për tu larguar nga ‘Old Trafford’.
“Ai po luan përsëri në Man United, por ai ka qenë në të gjithë botën duke bërë mirë në ekipe të ndryshme me lojtarë të ndryshëm. Ai është në një ekip ku drejtuesit po përpiqen të ndërtojnë një ekip të fortë dhe nuk është kështu lehtë, kërkon kohë.
Por Cristiano, ai nuk ka kohë për të humbur në ndërtimin e ekipeve apo duke pritur për sezonin e ardhshëm. Ai dëshiron të vazhdojë të jetë në krye, duke shënuar gola, duke qenë njeriu. Prandaj reagimi është normal, ne të gjithë kemi reagime të gabuara ndonjëherë”.
Ronaldo ka edhe një vit të mbetur me skuadrën e Manchesterit, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.


