Lajme

Nancy Pelosi shkon në Kiev, takohet me Zelenskyn

2 vite më parë
nga:G B

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar se është takuar të shtunën në Kiev me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Ai ka publikuar një video në Twitter nga takimi që ka pasur me të, përcjell Gazeta Blic.

“Besojmë se po ju vizitojmë për t’ju falënderuar për luftën tuaj për liri… Lufta juaj është një luftë për të gjithë”, ka thënë ajo.

“Angazhimi ynë është që të jemi aty për ju derisa të përfundojë lufta”, ka deklaruar Pelosi.