Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka mbajtur konferencë urgjente për medie për grevën në arsim, raporton Gazeta Blic.
Ternava ka thëne se i mbeshtet kerkesat e mesimdhenesve por i’u ka bere thirrje ta nderpresin greven.
“Me vëmendje kam përcjell zhvillimet e muajit të fundit në vendin tonë që kanë të bëjnë me grevën në sektorin e arsimit dhe atë të administratës publike. Që në fillim më lejoni të shpreh konsideratën time më të lartë për mësimdhënësit, profesioni i të cilëve është përtej detyrës së rëndomtë. Ne mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovës për pagë të dinjitetshme, ngase mësimdhënësit kanë mision të shenjtë, janë arsimuesit, edukuesit dhe pedagogët e fëmijëve tanë. Thërras SBASHK që për hir të misionit që mbartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin.” bëri thirrje Myftiu Ternava në një koferenë për media, raporton Gazeta Blic.