Analisti politik, Naim Rashiti ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu që e bëri gjatë një vizite në Luginën e Preshevës.
Derisa ministri Aliu ka kritikuar Beogradin për pengesat që po ua bënë shqiptarëve në Luginë, Rashiti i ka kërkuar ministrit kosovar që Kosova t’i heq pengesat për shqiptarët atje.
Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për luftimin e Covid-19, ku ndër të tjera kërkohen tri doza të vaksinës për të hyrë në Kosovë, çka ka nxitrur reagime të shumta.
Në vazhdim e gjeni reagimin e plotë të Rashitit:
Mos shkoni në Preshevë me u anku për Beogradin….. Beogradi bën pengesa ditë e natë….
Po heqni ndalesat e Kosovës për Luginën, dhe a ka ndonjë projekt, investim, agjendë ……
Ndryshe, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka udhëtuar sot drejt Preshevës për një vizitë zyrtare.
Ai u takua me kryetaren e kësaj komune Ardita Sinani, me të cilën kanë diskutuar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Postimi i plotë i Aliut në Facebook:
Sot, shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, jemi në vizitë zyrtare në komunën e Preshevës. Në Preshevë, pata nderin dhe kënaqësinë ta takojë kryetaren e komunës së Preshevës, njëkohësisht miken time znj. Ardita Sinani.
Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Jemi të bindur që komunikimi dhe përkushtimi për të bashkëpunuar edhe më tej për aktivitete e projekte të ndryshme kulturore e sportive do të kontribuojë në të mirën e përgjithshme, e ne si Qeveri do të organizojmë takime të rregullta, si domosdoshmëri të punës së përbashkët për të avancuar më tej në krijimin e raporteve të shkëlqyera në mes nesh.