Lajme

Naim Murseli kërkon të konsultohet me avokatët e tij para nisjes së seancës, largohet nga salla

01/29/2026 09:55
nga:Genita C

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët akuzohen për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt pritet të nisë.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë sjellë tashmë në Gjykatë. Mirëpo, Murseli ka kërkuar që paraprakisht të konsultohet me avokatët e tij, andaj është larguar nga salla.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt. Ndërkaq, Granit Plava nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, ndërsa Kushtrim Kokalla kishte thënë se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen.