Lajme

Naim Maloku zbulon një takim mes tij Albin Kurtit dhe Jakup Krasniqit, gjatë periudhës së luftës

05/26/2021 17:39
nga:Gazeta Blic

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka rrëfyer një takim të tij dhe kryeministrit Albin Kurti, gjatë periudhës së luftës, shkruan Gazeta Blic.

Teksa i ka komentuar në një shkrim, ish-deputetit Milaim Zeka, Maloku thekson se Albin Kurti nuk ka qenë përkthyes.

Thotë se gjatë periudhës së luftës, është takuar me të dhe Jakup Krasniqin, duke thënë se Kurti nuk ka qenë përkthyes por pjesë e atij takimi.

Shkrimi i plotë nga Naim Maloku:

Per here te pare jam takuar me Albin Kurtin ne dhjetor 1998 kur erdhi me Adem Demaqin ne SHP te UÇK-se ne Divjake. Ne ate takim ishin edhe Jakup Krasniqi zv. Komandant i SHP dhe Sali Veseli Shef i Derejtorise Operative te SHP te UÇK-s. Une merrja pjese, ne takim, ne cilesine e oficerit te larte ne Drejtorine Operative te SHP.Albini s ishte perkthyes por pjese e atij takimi. Shoferi i Tyre ndejti me rojet ne objekt tjeter dhe i priti deri sa u kry takimi.