Nagip Krasniqi sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Kjo u konfirmua për Klankosova nga avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga.
Ibrahimaga tha se intervistimi ka të bëjë me çështjen e njëjtë, pra dyshimin për keqpërdorimin e pozitës zyrtare.
“Kjo është intervista e dytë për të njëjtën çështje, pra atë të dyshimit për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, në rastin e rregullimit të kalldajës. Tjetër hetim nuk ka në lidhje me z. Krasniqi”, tha ai.