Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, ka pranuar se do të dëshironte të kishte në ekip Kylian Mbappe dhe Frenkie de Jong.
Gjigantët gjerman kanë qenë gjithmonë në treg për talentet më të mirë, por disa prej tyre ishin të paarritshëm për ‘Bavarezët’.
Trajneri i ekipit Naglesmaan ka zgjedhur Mbappe dhe De Jong si dy nënshkrimet e ëndrrave për Bayern Munich, por ata nuk do kishin mundësi financiare t`i përballonin.
“Mbappe sigurisht që nuk do ishte një transferim i gabuar për asnjë ekip.
Unë gjithashtu mendoj se Frenkie de Jong është një lojtar shumë i mirë”, tha Nagelsmann.
“Të dy do të shkonin përtej fushës së mundësive tona financiare”, vazhdoi ai.
E ardhmja e Mbappe ende nuk dihet, ndërsa De Jong ka kontratë me ekipin e Barcelonës deri në qershor të vitit 2026.


