Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, komentoi apelin e bërë nga Freiburg pas parregullsisë së bavarezëve.
Në ndeshjen e së shtunës për disa sekonda kampionët e Gjermanisë luajtën me 12 lojtarë, me Coman që nuk kishte dalë nga fusha megjithë zëvendësimin e bërë.
Nagelsmann tha se nuk e kupton se Freiburg ka apeluar.
“Personalisht nuk mund ta kuptoj pse e bën këtë Freiburg. Nuk mendoj se do të kishin shënuar dy gola në 18 sekonda”, tha Nagelsmann në konferencën për shtyp.
Nëse ankesa pranohet, Freiburg do ta ketë ndeshjen të fituar në tavolinë.


