Julian Nagelsmann ka fituar mbrëmë titullin e parë në epokën e tij në Bayern Munich.
Skuadra e tij ka fituar finalen e Superkupës gjermane kundër Borussia Dortmund me rezultatin 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Nagelsmann tha se ky titull shkon edhe për ish trajnerin e bavarezëve dhe është meritë edhe e tij.
“Unë mendoj se ne u mbrojtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë. Ne me të vërtetë e merituam fitoren. Nuk është e lehtë kundër Dortmundit, me fuqinë sulmuese që ata kanë. Titulli është një shpërblim për sezonin e kaluar: Kjo kupë i përket më shumë Hansi Flick sesa mua”, tha Nagelsmann.
/GazetaBlic Sport


