Euro2024

Nagelsmann pas fitores ndaj Danimarkës: E merituam kalimin tutje

06/30/2024 08:12
nga:Lorik J

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ndau mendimet e tij pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës në Signal Iduna Park, në ndeshjen e tyre në raundin e 16-të të Kampionatit Evropian.

Gjermania pret fituesin e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë në çerekfinale.

“Ishte një ndeshje e çuditshme. 20 minutat e para ishin më të mirat në kampionat. Ne mundëm të bënim presion dhe të impononim shumë intensitet. Më pas ndeshja u ndërpre për shkak të shiut dhe një ndërprerje e tillë e lojës nuk na ndihmon”, tha fillimisht trajneri i Gjermanisë për mediat ndërkombëtare.

“Kishte faza në të cilat jo gjithçka shkoi mirë. Duhet të jemi më të duruar, të presim momentet e duhura dhe të mos e humbasim topin shumë shpejt. Në fund, mund të kishim shënuar edhe tre ose katër gola në kundërsulme. Ne e merituam kalimin tutje”, shtoi Nagelsmann.

/GazetaBlic Sport