Bayern Munich do të përballet nesër me Villarreal në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Villarreal befasoi “Bavarezët” duke i mposhtur në shtëpi me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja e nesërme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse sot është mbajtur konferencë për shtyp në lidhje për këtë takim.
Trajneri i Bayern, Nagelsmann, tha se skuadra gjermane duhet ta shtojë presionin ndaj Villarrealit në këtë duel.
“Duhet të rrisim intensitetin e lojës në përgjithësi. Futbolli është intensiv, sidomos në fillim. Villarreal kanë kualitetin të dalin nga presingu, sidomos me pasime diagonale. Kemi bërë shumë gabime në ndeshjen e parë”, ka thënë Nagelsmann.
“Të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, dhe më mirë të flasin shumë sesa pak”, shtoi mes tjerash gjermani.
Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do ballafaqohet me një nga skuadrat e takimit tjetër Liverpool – Benfica.
/GazetaBlic Sport/


