Sporti

Nagelsmann para Interit: Nuk më ka habitur kualifikimi i tyre, kanë një ekip fantastik

10/31/2022 21:17
nga:Lorik J

Për shumë njerëz kualifikimi i Interit në fazën tjetër të Champions League ishte një surprizë, pasi në grup gjendej Barcelona dhe Bayern Munchen.

Trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann ka folur në konferencën e zakonshme para sfidës me Interit, ku shprehet se nuk është habitur nga rezultatet që arritën zikaltërit.

“Neuer u stërvit mjaft mirë, shpresojmë që ai të mund të jetë gati për fundjavëKualifikimi i Interit nuk ishte surprizë për mua, këtë e them sinqerisht. Ata kanë një skuadër të fortë, njësoj si Barcelona, por në fund gjithçka vendoset nga detajet. Interi ka një skuadër plot futbollistë fantastikë, janë shumë të fortë” – tha ai.