Bayern Munich ka pikë të plota pas tre xhirosh në Grupin E të Champions League.
Nesër skuadra e Julian Nagelsmann luan ndaj Benficas në Allianz Arena dhe trajneri gjerman analizoi ecurinë e klubit në konferencën për shtyp.
“Do të duhet të jemi shumë aktivë. Humbja 5-0 kundër Borussia Moenchengladbach ishte një demonstrim i gjërave që nuk funksionojnë. Nga ana tjetër, fitorja e ndaj Union Berlin tregoi se si mund të jemi. Ne do të duhet të ripropozojmë të njëjtën vigjilencë dhe të mbajmë kundërshtarin poshtë. Edhe sepse synojmë të arrijmë 12 pikë për të arritur kualifikimin”, tha Nagelsmman.
/GazetaBlic Sport


