Sporti

Nagelsmann komenton situatën e Cancelos, i jep një premtim të madh para ndeshjes së nesërme

03/10/2023 15:02
nga:Mergim Rreci

Julian Nagelsmann komentoi reagimin e Joao Cancelo në një seancë stërvitore këtë javë, pasi nuk kishte asnjë minut në ndeshjen kundër Stuttgartit, të shtunën e kaluar.

“Nuk la përshtypje të mirë në një seancë stërvitore me zëvendësuesit, mund të themi se nuk ishte i kënaqur me situatën, por gjëra të tilla ndodhin tek një skuadër me futbollistë të mëdhenj”, ka thënë trajneri gjerman në projeksionin për takimin e radhës të Bundesligës, përcjell GazetaBlic Sport.

“Kur ai luan, gjithçka është në rregull, kur nuk luan, nuk është. Por kjo është normale. Ne patëm një bisedë të mirë pas atij episodi. Unë u përpoqa t’i shpjegoj se si e trajtova këtë situatë kur isha lojtar. Tani ai është përsëri i lumtur. Nesër do ta shpërblej për përshtypjen e mirë që la në stërvitje, shpresoj të tregojë të njëjtën gjë edhe në lojë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/