Sporti

Nagelsmann komenton gjendjen e Kimmich, tregon se kur do rikthehet në fushë

12/16/2021 17:17
nga:E K

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann ka folur për gjendjen shëndetësore të Joshua Kimmich dhe Chuopo Moting.

Dyshja janë prekur nga koronavirusi dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore në mushkëri, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai u shpreh se shpreson që dyshja të rikthehen në fushë deri në janar të vitit 2022.

“Ata janë duke bërë teste të rregullta se si duken mushkëritë e tyre dhe kanë një plan trajnimi. Choupo-Moting do të ketë Kupën e Kombeve të Afrikës, do ta diskutojmë më vonë. Me Josh-in, shpresojmë ta kthejmë atë në stërvitje më 2 janar”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/