Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann nuk e ka përjashtuar mundësinë që të shkojë drejt nënshkrimit të Harry Kane nga Tottenham.
“Kane është shumë i shtrenjtë, ky është problemi, por ai është një lojtar i shkëlqyer. Është nga të paktët që mund të luajë si qendërsulmues, si dhe numri 10. Është shumë i fortë, shkëlqyes me kokë dhe me të dyja këmbët. Mund të shënojë shumë gola në Bundesligë. Nuk e di çmimin e tij, por është shumë e vështirë për Bayernin. Të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazeta gjermane Bild raportoi se zyrtarët e klubit bavarez tashmë janë përpjekur të kuptojnë nëse sulmuesi 28-vjeçar do të dëshironte të largohej nga Tottenham për të përfaqësuar Bayernin.
/GazetaBlic Sport/


