Sporti

Nagelsmann i shqetësuar me formën e dobët të skuadrës së tij

01/25/2023 08:07
nga:Mergim Rreci

Trajneri Julian Nagelsmann pranon se Bayern nuk po kalon në një moment të mirë, pasi ka arritur vetëm barazimin e dytë radhazi në Bundesligë, këtë të martë, kundër Kolnit (1-1), në shtëpi, në një ndeshje të xhiros së 17-të.

“Pjesa jonë e parë nuk ishte e mirë. Ne ishim më mirë pas pushimit dhe pas zëvendësimeve. Kolni luajti prapa dhe kjo i bëri gjërat më të vështira për ne. Nëse do të kishim shënuar më herët, do të ishte më e vështirë për ta. Dy pikë në dy ndeshje [që nga rikthimi në garë] nuk mjaftojnë për atë që duam”, tha trajneri në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Joshua Kimmich shpëtoi Bayernin me një gol në momentet e fundit, pas një gjuajtje nga gati 30 metra: “Ishte një gol i mirë, por ishte tepër vonë. Sigurisht që isha i lumtur, do të doja që të ishte më herët”, përfundoi ai.