Edhe pse Erling Haaland e filloi këtë sezon në Bundesliga në mënyrë fantastike, për Julian Nagelsmann, trajnerin e Bayern Munich, norvegjezi është ende një hap prapa Robert Lewandowski.
Sipas trajnerit të Bayernit, Lewandowski është akoma një sulmues më i mirë se Haaland, përcjell GazetaBlic Sport.
“Roberti ka treguar për shumë vite se është sulmues i klasit botëror, ndërsa Haaland ende nuk e ka bërë këtë pavarësisht aftësisë së jashtëzakonshme të shënimit që ka treguar. Plus Lewandowski ka shumë më tepër përvojë. Për këtë arsye unë ende e konsideroj atë superior ndaj Haaland”, tha Nagelsmann.
/GazetaBlic Sport


