Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, foli në konferencën për shtyp për të komentuar eliminimin e hidhur të skuadrës së tij nga Champions League.
Në Allianz bavarezët nuk shkuan përtej 1-1 me Villarrealin, duke mos arritur të përmbysin rezultatin e ndeshjes së parë 1:0, përcjell GazetaBlic Sport.
“Po, mendoj se e humbëm kualifikimin në ndeshjen e parë. Thjesht nuk ishim aty dhe prandaj humbëm, nuk kemi asnjë justifikim, i pamë në ndeshjen e parë, por edhe në ndeshjen kundër Juventus: Nëse vlerësojmë kontekstin e përgjithshëm, gjithçka varet nga mënyra se si do ta përfundojmë kampionatin, por në thelb jemi eliminuar nga Champions League. Dhe nëse fitojmë kampionatin do të ishte i njëjti rezultat si sezonin e kaluar. Nuk mendoj se kaq mjafton për Bayernin. Gjysmëfinalja është gjithmonë objektivi minimal, ne nuk arritëm të menaxhonim atë që kishim në dispozicion”, tha Nageslmann.
/GazetaBlic Sport


