Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann zbuloi se Matthijs de Ligt pas stërvitjes së parë me bavarezët tha se ishte seanca e tij më e vështirë stërvitore në katër vitet e fundit, por sipas trajnerit nuk ishte edhe aq e vështirë.
“Unë fola me të pas stërvitjes dhe ai tha se seanca ishte më e vështira për të në katër vitet e fundit. Ishte e vështirë, por nuk ishte aq e vështirë siç e tha ai. Thjesht normale për Dr. Broich,” u tha Nagelsmann gazetarëve.
“Ai nuk luajti aq shumë minuta sezonin e kaluar dhe kam dëgjuar në Itali nuk është e lehtë të qëndrosh në formë”, vazhdoi ai.
De Ligt bëri 42 paraqitje me fanellën e Juventusit sezonin e kaluar, duke kontribuar me tre gola dhe një asistim.
Nuk është hera e parë që stafi stërvitor i Juventusit vihet nën kritika, pasi klubi u përball me lëndime të shumta gjatë viteve të fundit.
/GazetaBlic Sport


