Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se e mirëpret themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për furnizimin me libra shkollorë.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se: “Ndonëse kërkesa e PDK-së për themelimin e këtij Komisionit Hetimor Parlamentar është e bazuar krejtësisht në të pavërteta dhe në pasaktësi”.
“Unë personalisht dhe gjithë kabineti në ministri mezi presim themelimin e këtij Komisionit dhe të flasim për këtë temë”.
“Sepse po duhet hetuar të gjitha akuzimet për keqpërdorime që kanë ndodhur ndër vite në kohën kur PDK-ja udhëhiqte me MAShTI-n, po jo vetëm PDK-ja”, ka thënë Nagavci.