Arbërie Nagavci, ka reaguar lidhur me tërheqjen e Bekim Sejdiut nga kandidatura për president të Kosovës.
Nagavci ka thënë se është për keqardhje që një personalitet i shquar si Sejdiu nuk do të mund të japë kontributin e tij në këtë pozitë, duke e lidhur situatën me interesa partiake dhe grupe të ndryshme interesi.
“Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë Nagavci.


