Lajme

Nagavci raporton për gjendjen e edukimit fizik dhe sportiv të nxënësve

03/12/2024 08:29
nga:N K

Ministra e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, sot do të raportojë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 10:00.

Në këtë mbledhje do ketë diskutim mbi gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve në Republikën e Kosovës.