Lajme

Nagavci: ‘Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në zgjedhje’

05/06/2026 21:29
nga:Y I

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci, në Pressing goditi opozitën duke thënë se “është shfrytëzuar pozita e presidentit për të injoruar fjalën e qytetarëve”.

Sipas saj zgjedhjet e 7 Qershorit “nuk do të sjellin asnjë rezultat të ri”.

“Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së prej fillimit ka qenë që të shkohet në zgjedhje të reja”, tha Nagavci.