Lajme

Nagavci: Pavarësisht sfidave me komunat, puna po vazhdon!

10/06/2024 13:31
nga:G C

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar reformat e rëndësishme që janë realizuar në sistemin arsimor gjatë mandatit të kësaj qeverie, raporton GazetaBlic.

Ajo përmendi rishikimin e teksteve shkollore dhe përmirësimet në edukimin e hershëm, parauniversitar dhe universitar, si dhe implementimin për herë të parë të programit të shkencës, që synon të forcojë këtë fushë.

Ministrja gjithashtu diskutoi për sfidat me të cilat janë përballur komunat në hapjen e çerdheve të reja, duke siguruar se puna për të përmirësuar këtë sektor vazhdon me përkushtim. Një nismë e re që është prezantuar gjatë këtij mandati është Mësimi Dual, i cili aktualisht përfshin 12 profile dhe 1500 nxënës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimimin profesional.

Një arritje tjetër e rëndësishme është rikthimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë si anëtar i asociuar në ENQA, që do të kontribuojë në standardet e cilësisë së arsimit. Po ashtu, ministrja njoftoi për ndarjen e 3000 bursave për vajzat që studiojnë shkencën, si dhe mbështetje për mbi 10,000 studentë nga programet e ndryshme të bursave të ofruara nga Ministria e Arsimit.