Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Komisioni për Buxhet ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë mes Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare XXI, raporton GazetaBlic.
Sipas Nagavcit, projekti parasheh renovimin dhe zgjerimin e kampusit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe investime në objektet sportive të institucioneve arsimore.
Ajo njoftoi gjithashtu se Komisioni ka miratuar plotësimin e dy pozitave të anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.


