Lajme

Nagavci: Legjislatura e X e Kuvendit zgjati shkurt në kohë, por ishte intensive në punë dhe rezultate

05/03/2026 09:51
nga:Genita C

Arbërie Nagavci ka deklaruar se Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës, ndonëse zgjati më pak se dy muaj, ishte intensive dhe solli rezultate konkrete, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, gjatë kësaj periudhe u miratuan projektligje të rëndësishme, u funksionalizuan borde dhe këshilla, si dhe u avancuan marrëveshje ndërkombëtare.

Ajo theksoi rolin e saj si udhëheqëse e grupit më të madh parlamentar dhe vlerësoi punën e deputetëve të VV dhe partnerëve, duke i cilësuar si të përkushtuar dhe profesionalë.

Postimi i plotë:

Legjislatura e X e Kuvendit zgjati shkurt në kohë, por ishte intensive në punë dhe rezultate.

Edhe pse Legjislatura e dhjetë e Kuvendit të Kosovës funksionoi për më pak se dy muaj të plotë, arritëm të marrim vendime me rëndësi për qytetarët: miratuam projektligje kyçe, funksionalizuam borde dhe këshilla, si dhe avancuam marrëveshje ndërkombëtare.

Si kryetare e grupit më të madh parlamentar, kam pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të udhëheq një ekip deputetësh të përkushtuar. Puna jonë si grup parlamentar ka qenë e organizuar, e disiplinuar dhe e fokusuar në rezultate konkrete.
Shpreh mirënjohje për deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerët tanë për bashkëpunimin korrekt, përkushtimin dhe profesionalizmin në komisione, si dhe për vullnetin për t’i shtyrë përpara çështjet e rëndësishme për Kosovën.

Jam falënderuese për bashkëpunimin, kontributin dhe vendosmërinë që çështjet e rëndësishme për Kosovën të mos mbesin peng i kohës së shkurtër.

Vazhdojmë me të njëjtin përkushtim dhe me edhe më shumë energji në legjislaturën e ardhshme!